Friday, August 1, 2008

4- Manat

Në kaçubet tipografike të formuara nga poezia mbi një rrugë që s’të shpie jashtë sendeve, as drejt mendjes, disa fruta janë formuar prej një grumbulli sferash që një pikë boje shkrimi i mbush.
Të zeza, ngjyrë trëndafili e kaki së bashku në bistak, dhurojnë më mirë pamjen e një familje krenare me moshat e saj të ndryshme, se sa një tundim shumë të fortë ndaj këputjes.
Dukjen e shpërpjesëtimit nga farat te mishi zogjtë e pëlqenin pak, shumë pak gjë në të vërtetë i mbetet atyre kur nga sqepi te anusi ato përshkoheshin prej tyre.
Por poeti gjatë shëtitjes së tij profesionale me të drejtë merr si shembull: “Kështu pra thotë ai, ia del mbanë shumica e përpjekjeve të durueshme të një luleje shumë të brishtë ndonëse e penguar nga një ngatërrese e sertë ferrash. Pa shumë cilësi të tjera, - manat, përsosmërish janë mana, të pjekur - ashtu si edhe kjo poezi bëhet.

No comments: