1- Goca e detit
Guaska, me trashësinë e një guri zalli mesatar është e një pamjeje të ashpër me ngjyrë më pak të njësuar, shkëlqyeshëm e bardheme. Është një botë kryeneçësish e mbyllur. Megjithatë atë mund ta hapësh. Duhet atëherë ta vendosësh në faqen e një lecke, të përdorësh një thikë me garba, me çallata dhe pak të zhdërvjellët, të përpiqesh me të shumë herë. Gishtat kureshtarë aty priten, thonjtë thyhen: është një punë kaba. Goditjet që i jep e bëjnë mbështjellësen e saj me rrathë të bardhë, të një lloji breroresh.
Brenda gjendet një botë e gjithë, për të pirë e për të ngrënë: nën një kupë qiellore (të thuash atë që është) të sedeftë, qiejt e sipërm shemben mbi qiejt e poshtëm, për të mos formuar më veçse një pellg, një qese veshtullore e të gjelbëreme, që rrjedh e rrjedh me aromë e pamje, me kinde dantellesh si në të zezë anëve.
Ndonjëherë shumë rrallë një formulë nxjerr perla në fytin e tyre të sedeftë nga ku përnjëherësh ndodh stolisja.
Friday, August 1, 2008
2- Qiriu
Nata ndonjëherë përtërin një bimë të veçantë me një dritë që e shpërbën dhomën e mobiluar në grumbuj hijesh.
Gjethja e tij e artë qëndron e pandjeshme në pëllëmbën e një shtyllëze qelibari me anë të një kërcelli shumë të zi.
Fluturat e mjera e sulmojnë atë më shumë se hënën që gjendet shumë lart, që spërkat pyjet. Por të përcëlluara përnjëherësh ose të telikosura në përleshje, të gjitha fërgëllojnë gati si në një furi të përafërt me trallisjen. Megjithatë qiriu, me luhatjen e dritave mbi libër në shpengimin e përnjëhershëm të avujve të parë e nxit lexuesin, pastaj kërruset në pjatën e tij e mbytet në ushqimin e vet.

3- Koshi
Në mes të udhës nga kafazi te kaushi gjuha franceze ashtu si shqipja ka koshin, një kanistër e thjeshtë me thurje jo të shpeshta e paracaktuar për transportin e atyre frutave që nga gulçi më i vogël bëjnë sigurisht një sëmundje.
I thurur në atë mënyrë që në fund të përdorimit të tij të mund të thyhet pa mundim, nuk shërben dy herë. Kështu ai zgjat akoma më pak se ushqimet të cilat treten ose ushqimet me ré që ai mbyll brenda.
Në të gjitha qoshet e rrugës që përfundojnë në tregjet, ai ndriçon atëherë nga shndritje pa mburrjen e drurit të bardhë. Akoma krejt i ri, dhe pak i shushatur që është në një pozë të ngathët flakur në vendin e plehrave përgjithmonë, ky objekt shkurt është nga më simpatikët, rreth fatit të të cilit megjithatë e mira është mos të ndalesh gjatë.

4- Manat
Në kaçubet tipografike të formuara nga poezia mbi një rrugë që s’të shpie jashtë sendeve, as drejt mendjes, disa fruta janë formuar prej një grumbulli sferash që një pikë boje shkrimi i mbush.
Të zeza, ngjyrë trëndafili e kaki së bashku në bistak, dhurojnë më mirë pamjen e një familje krenare me moshat e saj të ndryshme, se sa një tundim shumë të fortë ndaj këputjes.
Dukjen e shpërpjesëtimit nga farat te mishi zogjtë e pëlqenin pak, shumë pak gjë në të vërtetë i mbetet atyre kur nga sqepi te anusi ato përshkoheshin prej tyre.
Por poeti gjatë shëtitjes së tij profesionale me të drejtë merr si shembull: “Kështu pra thotë ai, ia del mbanë shumica e përpjekjeve të durueshme të një luleje shumë të brishtë ndonëse e penguar nga një ngatërrese e sertë ferrash. Pa shumë cilësi të tjera, - manat, përsosmërish janë mana, të pjekur - ashtu si edhe kjo poezi bëhet.

5- Portokalli
Ashtu si te sfungjeri ka te portokalli një thithje për të rifituar brendinë pasi të jetë pësuar prova e shtrydhjes. Por aty ku sfungjeri ia del mbanë gjithmonë, portokalli asnjëherë: sepse qelizat e tij pëlcasin, thurjet e tij grisen. Ndërsa vetëm lëkura këndellet e kërpitet butësisht në formën e saj falë elasticitetit, një lëng qelibari përhapet, i shoqëruar nga freskimi, parfumi i këndshëm, sigurisht, por edhe nga vetëdija e hidhur e një nxjerrjeje përjashta para kohe të farave.
A duhet marrë pjesë në këto dy mënyra mbajtje të keqe të shtypjes? Sfungjeri nuk është veç muskul dhe mbushet me erë, ujë të pastër ose ujë të pisët sipas rastit: kjo gjimnastikë është e neveritshme. Portokalli ka shije më të mirë, por ai është shumë pasiv dhe kjo sakrificë kundërmuese... është për t’i bërë shtypësit vërtet një paraqitje shumë të mirë.
Por nuk është thënë mjaft për portokallin veç duke i kujtuar mënyrën e veçantë për të parfumuar ajrin e për të galduar armikun e tij. Duhet vënë theksi mbi ngjyrimin e bujshëm të lëngut që e shkakton, e që, më mirë se lëngu i limonit, kënaq laringun për t’u hapur gjerësisht për shqiptimin e fjalës ashtu si për gëlltitjen, pa asnjë kërveshje të trembur të pjesës së përparme të gojës për të cilën s’bën të kreshpërohen puprriqet.
Mbetesh veç kësaj pa fjalë për të shfaqur admirimin që meriton mbështjellësja e topit vezak të butë, të brishtë, ngjyrë trëndafili në këtë trashësi shuku letërthithëseje të njomë lëkura e të cilës jashtë mase e hollë por shumë e ngjyrosur me pigment, me shije të hidhur, është saktësisht aq e ashpër sa për të mbajtur denjësisht dritën mbi formën e përsosur të frytit.
Por në fund të një studimi shumë të shkurtër sa ç’është e mundur të plotë, duhet të vijmë te fara. Kjo kokrrizë, në formën e një limoni të vocërr jashtë jep ngjyrën e drurit të bardhë të limonit, brenda një të blerte bizeleje ose fare të njomë. Te kjo gjinden, pas shpërthimit të bujshëm të fenerit të shijeve, ngjyrave e parfumeve që përbëjnë vetë topin frutor, fortësia relative e njomësia (përveç kësaj jo krejtësisht pa shije) e degës, e gjethes: shuma fare e vockël ndonëse me arsyen e sigurinë për të qenë të frytit.

6-Cigarja
Para së gjithash bëjmë atmosferën mjegullore e të thatë njëherësh, flokë shpupuritur, të shakmisur, ku cigarja vendoset gjithmonë tërthorëse sa kohë e krijon atë pareshtur.
Pastaj personi i saj: Një flakadan i vogël shumë më pak i ndriçuar se i parfumuar, nga ku shkëputen e bien sipas një ritmi përcaktues, një numër i llogaritshëm grumbujsh të vegjël hiri.
Pasioni i saj shkurt: kjo bulëz e ndezur, që heq luspat në cipën argjendore, që një manshon i krijuar shumë pak kohë më parë menjëherë e rrethon.

Subscribe to:
Comments (Atom)