Friday, August 1, 2008

2- Qiriu

Nata ndonjëherë përtërin një bimë të veçantë me një dritë që e shpërbën dhomën e mobiluar në grumbuj hijesh.
Gjethja e tij e artë qëndron e pandjeshme në pëllëmbën e një shtyllëze qelibari me anë të një kërcelli shumë të zi.
Fluturat e mjera e sulmojnë atë më shumë se hënën që gjendet shumë lart, që spërkat pyjet. Por të përcëlluara përnjëherësh ose të telikosura në përleshje, të gjitha fërgëllojnë gati si në një furi të përafërt me trallisjen. Megjithatë qiriu, me luhatjen e dritave mbi libër në shpengimin e përnjëhershëm të avujve të parë e nxit lexuesin, pastaj kërruset në pjatën e tij e mbytet në ushqimin e vet.

No comments: